Salloni “ARTE” ne bashkëpunim me resortin “Kodra e Kuajve” organizuan në Durrës koloninë e dytë të piktorëve të peizazhit nga data 6 – 10 prill.

Kjo koloni kishte si motiv nderimin dhe respektimin e piktorit të njohur të qytetit të Durrësit, Skënder Kokobobo, i cili ishte dhe frymëzimi i të gjithë piktorëve që erdhën nga Mitrovica, Prishtina, Shkodra, Lezha, Tirana, Elbasani, Korça, Pogradeci, Kolonja,Berati, Vlora dhe Gjirokastra.

Skënder Kokobobo

Kjo koloni solli dhe bashkëmoshatarët dhe shokët e shkollës së Skënderit, piktorët: Zef Shoshi, Kujtim Buza, Qamil Prizereni, Lec Shkreli, Pashk Pervathi, Koçi Risilia, Nelo Lukaçi e plot të tjerë.

Në aktivitet mori pjesë edhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.