Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së kantautorit napoletan, Sergio Bruni është organizuar në amfiteatrin e Durrësit koncerti “Canta Napoli in Albania”.

Ky aktivitet mbylli mbrëmë natën e parë me pjesëmarrjen e grupit napoletan “Calima” dhe këngëtareve durrsakë, të cilët kënduan dhe luajtën këngë klasike napoletane dhe shqiptare duke ndërthurur kulturën napoletane dhe atë durrsake.

Në koncert performuan:

  • Marcelo Basile – Këngëtar, kitarë & mandolinë
  • Massimo Capocotta – Fizarmonikë
  • Raffaele Cardone – Mandolinë & kitarë
  • Luljeta Strefi – Këngëtare
  • Alban Kamenica – Këngëtar
  • Kosta Bonshi – Këngëtar

Ndërkohë, mbrëmja e dytë e aktivitetit do të mbahet sonte, në ambientet e amfiteatrit të Durrësit, në orën 20:30 për të gjithë artdashësit.