Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Mësohet se është proceduar penalisht dhe gjobitur një 33-vjeçar, menaxher i një lokali në Shijak i cili vijonte aktivitetin pas orarit të mbylljes.

“Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin G. B., 33 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, menaxheri i lokalit, pasi është konstatuar duke organizuar një ceremoni festive me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbylljen e aktiviteteve. Gjithashtu, ndaj këtij shtetasi është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.