Ndëshkohet me masë administrative pronari i një lokali në Krujë, pasi kishte organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me  qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit L.C., i cili kishte organizuar ceremoni martesore.

Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.