Organizoi festa familjare, procedohet penalisht pronari i një lokali në Fushë-Krujë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, për parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, shtetasin Xh. B., 46 vjeç, banues në Fushë-Krujë. 

Ky shtetas, pronar i një subjekti në Fushë-Krujë, pasi është ndëshkuar me masë administrative në mënyrë të përsëritur, është konstatuar përsëri duke organizuar festa familjare në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos iu bindur urdhrit të Policisë.