Samer Abu Daqqa, kreu i operacioneve ajrore të Hamasit është eliminuar nga IDF dhe Shin Bet (shërbimi sekret izraelit).
Abu-Daqqa ishte një figurë kyçe pas paragliderëve dhe dronëve të përdorur për të depërtuar në territorin izraelit më 7 tetor.
Në shtator 2024, avionët luftarakë të Forcave Ajrore izraelite, të udhëhequr nga Inteligjenca Ushtarake dhe Shin Bet, shënjestruan dhe vranë Abu Daqqa. Ai e kishte marrë këtë rol pasi udhëheqësi i mëparshëm u eliminua në tetor 2023.
Sipas asaj që bëjnë me dije mediat e huaja, Abu Daqqa ishte përgjegjës për sulme të shumta terroriste ajrore, duke përfshirë lëshimin e dronëve drejt Izraelit dhe ushtarëve të IDF. Ai ishte thelbësor në zhvillimin e aftësive ajrore të Hamasit dhe orkestroi përdorimin e paragliderëve dhe avionëve pa pilot gjatë sulmit vdekjeprurës më 7 tetor.