Në kuadër të goditjes së veprimtarisë së kundraligjshme së lojërave të fatit, janë arrestuar në flagrancë 2 qytetarë, njëri prej tyre pronari i lokalit ku ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme.

Konkretisht janë vënë në pranga:

37-vjeçari me iniciale A. B., për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”;

30-vjeçari me iniciale K. B., 30 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Ata janë arrestuar në flagrancë duke organizuar lojëra fati me anë të aparateve celulare, në qytetin e Bajram Currit, në lokalin në përdorim të 37-vjeçarit që ishte përshtatur për lojëra fati.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme procedurale.