Procedohet penalisht një 55-vjeçar që ushtronte në mënyrë të përsëritur aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan penalisht, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, shtetasin F. Gj., 55 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë.

55-vjeçari i cili është pronar i një subjekti në Derven, është konstatuar duke organizuar festa familjare në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos iu bindur urdhrit të Policisë.