30 prill 2015 – Financierët italianë arrestuan të martën më 28 prill, 32 vjeçarin Orgest Dashi, për trafik droge. Ata kishin arrestuar një tjetër shqiptar, që po trasnportonte 4 kg hashash nga Romanë Peskara. Ndërsa i arrestuari ishte në kazermën e financierëve, celulari i binte pa pushim. Pas disa verifikimeve italianët arritën të zbulojnë, që personi, i cili po telefononte ishte Orgesti. Ai kishte paguar paraprakisht nëprmjet “Western Unionit” për blerjen e hashihshit dhe po interesohej për mbërritjen e mallit. Orgesti, ndonëse ishte në arrest shtëpie, sepse në qershor 2014 ishte kapur duke transportur 30 kg. hashash, vazhdonte të merrej me trafikun e drogës. Pas këtij zbulimi gjykatësi nënshkroi urdhrin e arrestit me burg për Orgestin, që u dërgua menjëherë në Burgun San Donato.
Orgest Dashi arrestohet prapë për drogë në Itali
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit