· Shqiptari ishte kopshtar në Greqi dhe bleu me 2 mijë euro në Parma dokument të rremë evropian për të shkuar pa vizë në Britani
DURRËS, 12 tetor 2014 – Shqiptari 22-vjeçar Orgest Musta u dënua me një vit burg në mëngjesin e 11 tetorit 2014, pas deklarimit fajtor për zotërimin dhe përdorimin e një pasaporte false italiane për të shkuar në Britani të Madhe, njoftuan mediet malteze.
Musta u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të Maltës me të mbërritur me avion nga aeroporti Getuik (Gatwick) i Londrës.
Policia malteze u informua nga autoritetet britanike që e kishin kthyer mbrapsht në Maltë, kur kuptuan se shqiptari kishte kartë identiteti të rreme italiane.
22-vjeçari deponoi se ai kishte punuar si kopshtar në Greqi dhe se donte të shkonte në Britani, por kishte vetëm pasaportë shqiptare dhe i duhej një dokument evropian për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar pa vizë, prandaj e bleu dokumentin fals në Parma të Italisë për 2 mijë euro.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





