Sezoni i ri televiziv ka ardhur me disa lëvizje për ekranin e Top Channel. Lëvizja e radhës do të vijë për emisionin e mëngjesit në televizionin në fjalë.
Ori Nebijaj, pasi përfundoi sezonin e “Wake Up” në krahë të Isli Islamit, nuk vonoi të rikthehej me “Pushime On Top”, jo vetëm si moderatore, por edhe si autore e formatit. Me përfundimin e programit dhe ardhjen e shtatorit, të gjithë prisnin rikthimin e Orit në “Wake Up”. Por, duket se gjërat kanë ndryshuar. Ose të paktën, këtë ka lënë të kuptohet Nebijaj.
“Po sikur të fle pak këtë sezon?!”, ka shkruar Ori në InstaStory, duke ngritur kështu dyshimet se nuk do të jetë më pjesë e programit të mëngjesit, të paktën për muajt në vijim. Moderatorja nuk ka zbuluar asnjë detaj të mëtejshëm, megjithatë mbetet të shohim nëse do të sjellë një tjetër format ose jo.





