Moderatorja e “Wake Up”, Ori Nebijaj e ka mposhtur Covid-19 dhe ditën e sotme u rikthye në emision në krah të kolegut të saj, Isli Islami.
Ky i fundit, nuk e kishte harruar premtimin e bërë dhe i kishte sjellë byrekun të cilin Ori nuk mund të rrinte pa e provuar ndonëse ishin live në emision.
“Ka një problem me familjet tona, kjo gara kush e bën më të mirë është në nivele shumë të larta”, u shpreh Isli.
“S’kam asnjë dyshim që mami Sadija e ka qarë. Faleminderit shumë se e di unë që ti e ke ndihmuar”, tha Ori.
“Patjetër, vendosa furrën në parangrohje”, replikoi me humor moderatori.
Më tej, gjatë bashkëbisedimit me Islin, Ori zbuloi se kishte humbur vetëm nuhatjen, e ndërsa shijen jo.





