Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Ori Nebiaj ka reaguar në lidhje me protestën e 8 janarit, ku pati episode dhunë.
Përme një video, Nebiaj tha se demokratët duhet të reflektonin lidhur me atë që kishte ndodhur duke hequr dorë nga mbështetja e dhënë ndaj ish kryeministrin për të cilin ajo shprehet se të gjithën po e bënte për interesa personale.
“Unë jam Ori Nebijaj, anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike dhe një demokrate që si shumëkush tjetër e vuajti shumë atë që ndodhi me 8 janar. Një ditë fatkeqe për të gjithë demokratët që duhet ti bëjë të reflektojnë thellë se gjuha e urrejtjes qe mbillet vazhdimisht nga individë të cilët luftojnë për interesat e tyre, janë gati të sakrifikojne jetet e demokratëve pa as edhe një lloj skrupulli. Asnjë demokrat, asnje shqiptar, asnje i ri nuk mund të pranojë dhunën, asnjë formë të dhunës. Urrejtja mbjell dhunë, dhuna nuk na con askund.”, tha Nebijaj.





