Petrid Doda dhe Oriela Nebijaj do të jenë dy deputetët e rinj të Kuvendit.

Ditën e sotme ata kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit në KQZ.

Oriela Nebiaj do të zëvendësojë Grida Dumën, e cila la politikën për t’iu përkushtuar ekranit.

Ndërkaq Doda do të zëvendësojë Alfred Rrushajn. Ky i fundit la mandatin e deputetit për arsye personale.