– Studim meditues karakteresh mbi të vjetrën dhe të renë, gjakun dhe familjen

– Gjakmarrjet nuk janë më të zakonshme në Shqipëri, por ende ndodhin

DURRËS, 4 shtator 2014 –  Megjithëse i prodhuar qysh në vitin 2011, filmi amerikan, me bashkautor në skenar, kast shqiptar dhe interpretim në gegërisht “Falja e gjakut” (The Forgiveness of Blood), vazhdon të tërheqë vëmendjen e kritikës së specializuar amerikane.

“Dyrrahu”-u po boton përmbledhjen e shkrimit të 3 shtatorit 2014, me autor regjisorin dhe botuesin amerikan Sheridan O’Donnell në gazetën print dhe portalin  Las Cruces Sun-News.

Me këtë shkrim synoj të rris ndërgjegjësimin për filmat më të vjetër që vërtet më kanë prekur herën e parë kur i pashë, me shpresë se do të ndani një përvojë të ngjashme. Herë pas here, shoh një film më të ri që është anashkaluar nga audienca të përgjithshme, dhe të hedh dritë mbi këta filma. “Falja e gjakut” (The Forgiveness of Blood) e regjisorit amerikan Joshua Marston është një film i tillë.

Marston-i pati rrugë veçanërisht të pazakontë drejt regjisurës: ka punuar si stazhier për revistën “Life” dhe për “ABC News” gjatë luftës në Gjirin Persik. E kaluara në gazetari dhe politologji i jep veprës së tij një ndjenjë autenticiteti dhe realizmi që pothuajse nuk ekzistojnë në filma të sotëm amerikanë. Një regjisor i pavarur në thelb, pikëpamja kinematografike e Marston-it gjithmonë fokusohet në ngjarje reale dhe njerëz të vërtetë. “Falja e gjakut” është një studim meditues karakteresh mbi të vjetrën dhe të renë, gjakun dhe familjen.

SUBJEKTI

Subjekti i filmit vendoset në një qytezë në Shqipërinë fshatare, ku traditat e vjetra shekullore janë në kontrast të thellë me botën e jashtme më bashkëkohore. Diku në mes të gjithë kësaj janë Niku dhe Rudina, vëlla e motër adoleshentë, familja e të cilëve ka një sherr të tendosur për pronësi toke me një familje fqinje. Meqenëse babai i tyre dyshohet për vrasjen e të atit të familjes tjetër, babai i Nikut arratiset dhe nis gjakmarrje. Sipas Kanunit (që është kod shumë i vjetër ligjesh në Shqipëri, disa prej të cilave kanë të bëjnë me gjakmarrjet), familja e Nikut detyrohet të ngujohet, që do të thotë se nuk u lejohet kurrsesi të dalin nga shtëpia në respekt për familjen e pikëlluar. Në varrim, familja tjetër nuk e fal familjen e Nikut, që do të thotë se ata mund të ngujohen potencialisht me vite të tëra deri sa t’i jepet fund sherrit apo babai i Nikut të dalë para drejtësisë. Meqë Rudina është më e re dhe femër, vetëm asaj i lejohet të dalë nga shtëpia dhe të detyrohet të braktisë shkollën e mesme për të drejtuar biznesin e familjes. Niku dhe Rudina fillojnë të vënë në pikëpyetje integritetin e të atit, teksa pësojnë evolucion të madh para përgjegjësish të sapo-lindura.

MËNYRË JETESE TEJET E HUAJ PËR AMERIKANËT

“Falja e gjakut” është film i rëndësishëm, pasi u tregon amerikanëve një mënyrë jetese tejet e huaj për ta. Gjakmarrjet nuk janë më të zakonshme në Shqipëri, por ende ndodhin. Niku dhe Rudina janë vetëm adoleshentë tipikë, të lidhur me botën e jashtme që i lejon të ëndërrojnë përtej rrethanave ku jetojnë; ndërkaq, po këto rrethana dhe kanuni i vjetër i fusin në kurthe në shtëpinë e tyre, duke i shtyrë të rishqyrtojnë gjithçka dinë për familjen, vendin dhe traditën. Marston-i meriton vërtet të duartrokitet për aftësinë në shpalosjen e një historie shumë të veçantë shqiptare me kaq emocion të mirëfilltë dhe saktësi faktike. Ai drejton shkëlqyeshëm këto dy aktorë të rinj shqiptarë, që ndoshta bëjnë debutimin e jetës së tyre.

Info

Titulli origjinal:  The Forgiveness of Blood (për trajlerin, kliko në: https://www.youtube.com/watch?v=M6zKzDFOwF8)

Gjuha origjinale: shqip, dialekti gegërisht 

Vendet e prodhimit: SHBA, Shqipëri, Danimarkë, Itali

Viti: 2011

Kohëzgjatja: 109 min

Zhanri: dramatik

Regjisor: Joshua Marston

Skenaristë: Joshua Marston, Andamion Murataj (Ariu i Artë për skenarin më të mirë në Festivalin e Filmit në Berlin në vitin 2011)

Producent: Paul Mezey

Studiot: Artists Public Domain, Fandango, Journeyman Pictures, Lissus Media

Fotografia: Rob Hardy

Montazhi: Malcolm Jamieson

Muzika: Leonardo Heiblum, Jacobo Lieberman

Interpretuesit dhe personazhet:

Tristan Halilaj: Niku

Sindi Laçej: Rudina

Refet Abazi: Marku

Veton Osmani: Sokoli

Ilirw Vinca Çelaj: Drita

Çun Lajçi: Deda

Esmeraldw Gjonlulaj: Bora

Zanw Hasaj: Bardha

Erjon Mani: Toma

Luan Jaha: Zefi

Zefir ‘Bep’ Bushati: Valmiri

Selman Lokaj: Kreshniku

Kol Zefi: Shpendi

Elsajed Tallalli: Dreni

Ibrahim Ymeri: drejtori i shkollës

Servete Haxhija: Mara

Arlind Lleshi: Lorani

Alfred Lisi: Fatmiri

Edmond Pepkola: kapiteni i policisë

Geg Zefi: Afrimi

Pjeter Noshi: Besimi

Gjon Lula: Ceni

Isuf Duraj: Gjergji

Sabri Haxhija: Leka

Ruzhdi Piranaj: Genci

Xhevdet Shima: z. Skendaj

Arben Buraj: Burimi

Injac Marku: cigareshitësi 1

Haxhi Brati: cigareshitësi 2

Eduard Beqiri: cigareshitësi 3

Fatmir Shabaj: blerësi i kalit                                                                         …  

/përgatiti: th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/