Moderatorja Orinda Huta, zbuloi në emisionin “Opinion” se përfitimet që ajo merr nga podcasti i saj  në Youtube vlejnë më shumë se një rrogë në televizion.

Duke iu referuar eksperiencës së saj në televizion dhe në Youtube, Huta tha se podcasti i ka dhënë mundësinë të shfrytëzojë kohën e saj më mirë si edhe të aktivizohet edhe me punë të tjera, një komoditet që sipas saj është vështirë ta kesh në televizion.

“Ia vlen më shumë sesa një rrogë në televizion për faktin që ke pjesën e kohës që e ke totalisht tënden, mund të bësh shumë gjëra të tjera që ty të duhet të bësh, të hapësh edhe një biznes tëndin dhe të kesh gjëra që nuk t’i lejon dot koha në televizion sepse duhet të jesh aty, është respekti, të ftuarit, detyrohesh sepse nuk e ke në dispozicion ekipin gjithë kohës, janë disa gjëra që ti nuk i merr dot në televizion, plus që duhet të jesh aty kështu që unë këtë kohën nuk e doja më në këtë lloj forme dhe vendosa që t’i dedikohesha vetëm podcast-it dhe gjërave të tjera që janë pjesë pastaj”, tha Orinda Huta.

Pjesë nga intervista

Ia vlen më shumë se një rrogë në media tradicionale?

Orinda Huta: Po, po, po, absolutisht ia vlen më shumë sesa një rrogë në televizion për faktin që ke pjesën e kohës që e ke totalisht tënden, mund të bësh shumë gjëra të tjera që ty të duhet të bësh, të hapësh edhe një biznes tëndin dhe të kesh gjëra që nuk t’i lejon dot koha në televizion sepse duhet të jesh aty, është respekti, të ftuarit, detyrohesh sepse nuk e ke në dispozicion ekipin gjithë kohës, janë disa gjëra që ti nuk i merr dot në televizion, plus që duhet të jesh aty kështu që unë këtë kohën nuk e doja më në këtë lloj forme dhe vendosa që t’i dedikohesha vetëm podcast-it dhe gjërave të tjera që janë pjesë pastaj.