Çifti i sapomartuar Orinda Huta dhe Turjan Hyska është kthyer nga muaji i mjaltit.

Ata kanë qëndruar përreth 25 ditë në Amsterdam, Tajlandë dhe Turqi duke u argëtuar pafund. Megjithatë me t'u kthyer në Shqipëri, Orinda ka vendosur të ndryshojë menjëherë pamjen e saj. 

Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet me flokë më të shkurtuara duke u rikthyer bionde. Ajo duket më në formë se kurrë, mesa duket muaji i mjaltit i ka bërë vërtet mirë moderatores dhe këngëtares së njohur.