8 nëntor 2015 – Këngëtarja Orinda Huta ka lënë anash pak aktivitetin muzikor për dashurinë e saj ndaj televizionit.

Por prezantuesja i kthehet dashurisë së parë shumë shpejt. Huta ka filluar punë për këngën ‘Kur më prek xhelozia’, një krijim nga Armend Rexhepagiqi e Aida Baraku.

Teksti i saj nuk përshkruan ndjenja personale të Orindës. Ndërsa për jetën private Orinda e cila po bashkëjeton me Turin ka thënë se akoma nuk ka një datë për martesë por që ky hap i tyre nuk do të jetë larg. /Prive.al