Oriola Marashi pjesë e Big Brother Vip?! Mamaja e modeles ka treguar se vajzës së saj i ka ardhur disa herë ftesë nga ana e produksionit për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të njohur në Shqipëri, por ka qenë vetë Oriola ajo që e ka refuzuar për shkak të angazhime profesionale që kishte.
E ftuar në në “Breaking”, mamaja e modeles, Xhoi Jaka ka treguar për të rejat e fundit në lidhje me vajzën e saj.
“Oriola ka dy kontrata dhe ndaj nuk e ka pranuar ftesën. Në krontratat që ajo ka bërë ka firmosur se nuk do të ketë asnjë dalje tjetër mediatike, megjithatë angazhimi i duhej aty. Oriola ka shumë projekte të mëdha që nuk mund ti linte pa zbatuar.”– tha mamaja e Oriola Marashit
Ndër të tjera moderatorja e ka pyetur Xhoi Jakaj nëse do të bëhej ndonjherë pjesë e një formati të tillë televiziv.
“Unë personalisht nuk do e bëja asnjëherë sepse imazhin tim e kam ndryshe dhe e kam kultivuar në një formë tjetër.”– tha ajo.