Zakonisht kur gatuani oriz në shtepi, ju ndiqni udhezimet në paketimin e tij, por përseri shija në fund nuk është sic e prisnit.

Orizi i gatuar në mënyre perfekte, është një ëndërr që shumë nuk e kanë realizuar ende.

Për të gatuar një oriz të shijshëm ndiqni disa nga këto hapa:

Shpëlarja e orizit

Fillimisht shpëlajeni orizin me ujë në mënyrë që të hiqni qafe niseshtenë e tepërt, e cila mund të shkaktojë ngjitjen e orizit.

Lënia e orizit brenda natës ndihmon që ai të bëhet më i tretshëm, përshpejton gatimin dhe ul nivelet e arsenikut dhe acidit fitik në të.

Shumica e lejnë të zhytur për të paktën 20 deri në 30 minuta para gatimit.Për orizin e eger eshte e domosdoshme lenia e tij ne uje për të paktën 6 deri në 8 orë,pasi kjo do të ndihmojë në shkurtimin e kohës së gatimit.

Para se ta gatuani, derdhni ujin.

Raporti oriz-ujë

Për oriz të bardhë (kokrrat e gjata, Basmati, Jasmine), raporti i tij me ujin duhet të jetë 1 filxhan oriz në rreth 1½ deri në 1¾ gota uji.

Për oriz kaf, raporti është 2:1. Pra, 2 gota ujë (ose leng mishi) në 1 filxhan oriz.

Oriz i egër kërkon me shumë kohë për tu gatuar dhe për të absorbuar ujin, kështu që duhet raporti 3 gota uji me 1 filxhan oriz.

Gatimi

Kombino orizin dhe lëngun në një tenxhere me madhesi mesatare.

Shto 1 lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri, dhe 1 lugë çaji kripë.

Vendoseni orizin te zieje, të zbuluar, në nxehtësi mesatare. transmeton 10gjera.com.

Për llojet e ndryshme te orizit te bardhe, zieni orizin tuaj në një enë të mbuluar ,ne nxehtesi mesatare ose te ulet derisa të absorbohet i gjithë uji, që zakonisht shkon 15 deri në 20 minuta.

Nëse e keni zhytur me pare ne uje,ai mund te zieje per 10 minuta.

Mos e hapni kapakun menjehere.

Orizi i eger mund te zieje per 20 min ne nxehtesi të ulët, nese me pare ka qene i zhytur ne uje,dhe per 45 min nese nuk e keni zhytur me pare ne uje.