DURRËS, 8 gusht 2014 – Që nga Janari i këtij viti ka mbi 13 raste të raportuar, që shqiptarë t në Itali kapen duke vjedhur bicikleta. Orjel Delia, 32 vjec me dokumente të rregullta qëndrimi në Itali e “ ngirti pazarin “, sepse tentoi të vidhte një motorcikletë tip Hond Transalp në Lece të Italisë . Pronari i Hondës bashkë me të jatin e pikasën Orjelin, ndërsa përpiqej të priste kavon e sigurisë të motorit. Ata u përpoqën ta ndalojnë Orjelin, por ai i goditi me grushta dhe shkelma, i kërcënoi me bicak dhe kur pa se e kishte të pamundur të vidhte motorrin, ia mbathi me vrap. Patrulla e policisë e arrestoi vetëm pak metra larg. Tashmë Orjeli gjendet në dhomat e paraburgimit të policisë së Leces nën akuzën e vjedhjes, të plagosjes së lehtë dhe kanosjes.
/Gj. Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





