Mbrëmjen e së dielës Orkestra e harqeve “Aleksandër Moisiu”, nën dirigjimin e maestros Petrika Afezolli do të zhvillojë koncertin e radhës në skenën e Teatrit të Durrësit.

E pranishme do të jetë edhe pianistja e njohur Kristel Karagjozi.

Në pjesën e dytë orkestra kamerale (klasike-simfonike) do të ekzekutojë repertor të përzgjedhur nga kompozitor të njohur shqiptar dhe botëror.