Nga Gëzim KABASHI
Dirigjenti Petrika Afezolli dhe Orkestra e Harqeve të Qendrës Kulturore “A.Moisiu”, erdhwn mbrëmjen e kaluar para adhuruesve të muzikës klasike me koncertin e organizuar në sallën e teatrit të Durrësit.
Në programin e mbrëmjes kishin zënë vend kompozitorë të shquar si E. Grieg, A. Vivaldi dhe F. Mendelsson.
Nga ky i fundit orchestra e harqeve interpretoi premierë “Sinfoni nr 6”, vepër që u duartrokit gjatë nga dëshuesit e shumtë që kishin mbushur sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu”.
Dirigjenti prezantoi dy flautistet Xhejsi Kalziqi dhe Majlinda Spiro, përkatësisht studente dhe pedagoge të njera – tjetrës.
Kalziqi dhe Spiro fituan admirimin e të pranishmëve pas interpretimit të dy koncerteve nga Antonio Vivaldi, përkatësisht veprave “La tempesta del mare” dhe “Koncerti për flaut opus X”.
Orkestra me 19 komponentw instrumentistw u shqua edhe në interpretimin e veprës së Eduard Griegut “Suita e Holbergut”.
Orkestra e harqeve “Aleksandër MOisiu” ka një përvojë të gjatë dhe është nderuar vitin e kaluar me dy [mime të rëndësishme.
Në koncertet e këtij viti orkestra dhe drejtoria e pallatit të kulturës së Durrësit kanë aplikuar hyrjen në koncert me bileta kundrejt pagesës.
Cilësia e mirë koncertale e ka rritur numrin e shikuesve në sallë, ndërsa orkestra ka marrë duartrokitjet e merituara nga publiku i pranishëm.