Francë, 30 korrik 2014 – Aktori i njohur, Orlando Bloom, ka tentuar që të rrahë idhullin e adoleshenteve, Justin Bieber. Shkak është bërë ish gruaja e Bloom, Miranda Kerr. 

Ngjarja ka ndodhur në Ibiza dhe ka marrë shkas nga një koment i bieber. Ai pretendon se ka shkuar me Miranda Kerr dhe në momentin që ka kaluar para Bloom, e ka ngacmuar aktorin me fjalët “ishte e mirë”, duke iu referuar pikërisht modeles.
 
Kjo gjë e ka tërbuar Orlandon, që ka tentuar ta godasë 19-vjeçarin. Por, ai është penguar nga njerëzit e shumtë dhe forcat e sigurisë 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/