Turma e mbushur me urrejtje, këtë herë do duhet të pajiset mirë për të arritur deri tek ai. E me megjithatë nuk do jetë e lehtë: qyteza e Rekoaros është e mbrojtur mirë, e paarritshme. Daniele Orsato jeton, madje, akoma më sipër: arbitri i ndeshjes Inter-Juventus, njeriu më “i urryer” në Itali (e jo vetëm nga interistët) është i mbrojtur mirë. “Orsato”-t e tjerë të Rekoaros (në Viçenca)janë plot 33 e madje ka edhe një lagje (e Orsatove).
Cili është ai “i duhuri”? Vështirë ta dallosh, për më shumë nëse nuk je i vendit: Daniele Orsato nuk ka një vëlla juventin. Roberto nuk është as kushëri dhe bën picierin në qendër të qytezës. Ndajnë qytezën dhe miqësinë, asgjë tjetër. “Corriere di Verona” ka dashur të “hetojë”.“VËLLAI” – “Faji” i Roberto Orsatos? Bëri një “selfie” me mbiemrin e tij të famshëm (ku tregonte gjuhën dhe mbante veshur fanellën e Juves) dhe e publikoi në “Facebook”. “Mos përmendni emrin e restorantit, i druhem më së keqes”, është shprehur Roberto Orsato, i cili ka nënvizuar edhe se “do shkoj tek avokatët e mi”.
E përditshmja veroneze ka kërkuar shtëpinë e gjyqtarit: pranë banesës janë ndeshur me bashkëshorten e arbitrit: “Jo, nuk jap deklarata. Nuk them asgjë”. Frikë? “A nuk e shikoni si jemi katandisur?”, thotë, duke bërë me gjest boshllëkun që pushton vendin ku jetojnë, larg “kërcënimeve”. Pas saj vjen Daniele Orsato, që u bën me shenjë fëmijëve të hyjnë në shtëpi: “Janë të shqetësuar. Telefononi federatën dhe pyesni, unë vetë nuk them asgjë”.Në telefonatën mes gazetarit të “Corriere”-s dhe koordinatorit Ricoli, ky i fundit shton: “Familja Orsato ndihet e kërcënuar, e mbuluar nga një re urrejtjeje. Karabinierët (forcat policore italiane) kanë nisur një shërbim vigjilence të matur, por të kujdesshëm: një patrullë, shpeshherë, bën xhiron e lagjes”.





