Nepal, 18 prill 2014 Të paktën 14 alpinistë raportohet të kenë vdekur të goditur nga një ortek në malin Everest. Orteku ra rreth orës 06:45 me orën lokale, pak më sipër kampit bazë të Everestit, në një lartësi prej 5.800 metrash. 

Pjesa më e madhe e të vdekurve janë udhërrëfyes nepalezë, që u rrëfejnë rrugën alpinistëve nga të gjitha vendet e botës. Udhërrëfyesit ishin ngjitur në rrëpirat e malit në mëngjes për të vendosur litarë për alpinistët dhe për të përgatitur rrugën për turistët kur orteku vërshoi. Përveç viktimave, rreth 12 persona të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Everesti nis të popullohet përpara sezonit të pikut kur njerëz nga e gjithë bota mblidhen për të kapur majën më të lartë në botë. I vendosur mes Nepalit dhe Kinës, mali më i lartë në botë ka një lartësi prej 8.848 metrash.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/