Një djalë 13-vjeçar humbi jetën nga një ortek në vendpushimin e skive Sportgastein në Alpet austriake. Viktima mësohet se ishte shtetas çek dhe po bënte ski me një fëmijë tjetër kur një ortek e mori para.
Ky nuk është rasti i parë pasi disa kilometra në lindje, në Untertauern në Austrinë qendrore, një skiatore dhe partneri i saj u rrëmbyen nga një ortek. Burri arriti të dilte nga bora dhe të nxirrte gruan, e cila kishte pësuar lëndime të lehta.
Disa ortekë u regjistruan të dielën pasdite në rajonin Virberg pranë Tirolit të cilat i morën jetën një skiatori 58-vjeçar dhe shkaktuan shumë lëndime. Gjatë fundjavës, gjashtë skiatorë vdiqën nga orteqet në Alpet Franceze.





