Pamje spektakolare janë kapur nga një helikopter në momentin kur një ortek i madh dëbore u shkaktua me qëllim nga autoritetet në jug të Zelandës së Re.
Operacioni u krye nga ekipet specialistë të Agjencisë së Transportit të Zelandës së Re, në një përpjekje për të garantuar sigurinë e vizitorëve që udhëtojnë drejt destinacionit të njohur turistik Milford Sound.
Shpërthimet e kontrolluara u përdorën për të liruar sasi të mëdha dëbore nga faqet e malit, duke parandaluar rrezikun e një orteku të papritur që mund të kërcënonte jetën e udhëtarëve dhe funksionimin e rrugëve kryesore.
“Ky është një veprim rutinë që ndërmarrim gjatë sezonit të dimrit për të menaxhuar grumbullimet e mëdha të dëborës dhe për të mbajtur të hapura rrugët për publikun,” deklaroi një zëdhënës i agjencisë.
Milford Sound është një nga vendet më të vizituara në Zelandën e Re, i njohur për peizazhet malore dhe ujëvarat mahnitëse.
Rruga që të çon atje kalon përmes terreni të vështirë dhe të rrezikshëm në kushte dimërore, ndaj masat parandaluese si kjo janë thelbësore për sigurinë e turistëve.
Pamjet e ortekut kanë qarkulluar gjerësisht në media dhe rrjete sociale, duke sjellë në vëmendje rëndësinë e ndërhyrjeve të tilla të planifikuara në zonat malore.





