Një ortek në malin Sirente në Abruzzo këtë të diel pasdite i mori jetën një alpinisti.
45-vjeçari Luca Nunzi u gjet i pajetë nga skuadra e shpëtimit. Ndërkohë, katër alpinistë të tjerë arritën të shpëtonin dhe të nxirreshin të gjallë.
Alpinistët ishin në një ekskursion në Sirente, kur orteku u zuri në befasi.
Në vendngjarje, mbërriti një helikopter, por për 45-vjeçarin ishte tepër vonë. Teknikët e Shpëtimit Alpin të Abruzzo-s dhe efektivët e Guardia di Finanza vazhdojnë kontrollet në zonë.