Shefja e misionit të OSBE-ODIHR që ka monitoruar zgjedhjet lokale më 30 qershor 2019, ka dalë në një konferencë për mediat sot ku ka bërë publike gjetjet për zgjedhjet.

Audrey Glover u shpreh gjatë fjalës së saj se KQZ nuk ka pasur një bashkëpunim të mirë, pasi s’ka qenë transparente.

“KQZ nuk ishte transparente në publikimin e vendimeve të saj”, u shpreh Glover.

OSBE-ODIHR publikoi raportin paraprak për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në këtë raport u theksua se zgjedhjet u mbajtën pa marrë shumë në konsideratë interesat e zgjedhësve, në një klimë ngërçi politik. Shefja e misionit nuk tha një deklaratë të prerë nëse i njihte këto zgjedhje apo jo, por shtoi se raporti përfundimtar do të jetë pas 2 muajsh.