OSBE ka mirëpritur vendimin e gjykatës për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij.

“Jemi të inkurajuar nga operacionet e muajve të fundit kundër krimit të organizuar dhe, së bashku me qytetarët shqiptarë që respektojnë ligjin, presim të shohim më shumë arrestime dhe dënime të kriminelëve të rrezikshëm”,- thuhet në deklaratën e OSBE-së.

Gjithashtu OSBE bën me dije se mbështet vendosmërinë e qeverisë së Shqipërisë për të përshkallëzuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Kriminelët e kanë vendin në burg”.

Gjykata e Krimeve të Rënda  dha dje vendimin edhe për pjesëtarët e bandës së tij, duke i dënuar në total me 55 vite burg.

Kështu mbështetësi i tij kryesor Gilmando Dani u dënua me 12 vite burg, Endri Qyqa dhe Endri Zela me nga 10 vite burg. Ndërkohë Blerim Shullazi u denua me 9 vite heqje lirie.