Një ditë pas procesit të 30 qershorit, misioni i OSBE/ODIHR ka dalë në një konferencë për mediat për të prezantuar raportin paraprak të vëzhguesve.

Gjetjet e raportit u bënë me dije nga shefja e misionit të vëzhguesve OSBE/ ODIHR, Audrey Glover

“Ne jemi këtu pa ndonjë ide të paracaktuar dhe pa asnjë ide të fshehtë. Ne jemi plotësisht të paanshëm. Neve nuk na intereson se kush i fiton zgjedhjet. Ne i vlerësojmë ato në bazë të përputhshmërisë me angazhimet e OSBE. Zgjedhjet lokale të 30 Qershorit u mbajtën pa marrë shumë parasysh interesat e elektoratit. Opozita bojkotoi, ndërsa qeveria qe e vendosur për t’i mbajtur këto zgjedhje pa opozitën. Në këtë klimë të një ngërçi politik, zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur mes opsioneve të ndryshme politike. Në 31 Bashki kandidatët për kryetar bashkie garuan pa kryetar. Pati pretendime te besueshme qytetare se ishin nën presion nga të dyja palët. Votimi u zhvillua përgjithësisht në mënyrë paqësore. Ishin zgjedhje që u zhvilluan në një mjedis tejet të ngarkuar. Opozita u tërhoq nga parlamenti dhe nuk mori pjesë në zgjedhje me qëllim rrëzimin e Kryeministrit nga detyra”.