13 gusht 2013 – Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me mision në Kosovë, nuk do të ketë vetëm rolin e postierit, por është specifik për zgjedhjet në veri dhe do të lehtësojë procesin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale atje, thotë për Kosovapress zëdhënësi i OSBE-së, Nikola Gaon.
Sipas tij, qëllimi i krejt kësaj është mundësimi i votimit te katër komunat veriore.Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me mision në Kosovë, nuk do të ketë vetëm rolin e postierit, por është specifik për zgjedhjet në veri dhe do të lehtësojë procesin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale atje, e që sipas zëdhënësit të kësaj organizate, Nikola Gaon, qëllimi i krejt kësaj është mundësimi i votimit te katër komunat veriore.
“Roli i OSBE-së buron qartë nga marrëveshja e 19 prillit në Bruksel, e cila thotë se OSBE-ja do të ketë rol lehtësues në zgjedhjet lokale në katër komunat veriore. Përveç kësaj, gjithmonë sipas marrëveshjeve në Bruksel, OSBE-ja do t’ju përgjigjet nevojave që dalin në terren, që do të thotë se do të jetë rol operacional dhe teknik. Për shembull, mund të jenë lehtësues të shkëmbimit të informatave. Për momentin jemi duke i ndihmuar Beogradit dhe Prishtinës në listën e votuesve. Jemi të gatshëm të transmetojmë kërkesat e subjekteve politike të Veriut, dhe gjithashtu jemi të gatshëm të ndihmojmë edhe në informimin e votuesve”, ka pohuar Gaon.Gaon ka thënë se do të ndihmojnë edhe në votimin përmes postës për personat e zhvendosur, dhe se i kanë ofruar mekanizëm këtyre palëve me një qendër grumbullimi në Nish. Ai ka treguar se kanë bërë themelimin e ekipeve mobile që do t’i ndihmojë personave të zhvendosur të votojnë përmes postës atje.