Gjatë një takimi me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi përfaqësuesi special i OSBE-së, Andreas Nothelle, ka bërë thirrje palëve politike për dialog për zgjidhjen e krizës.
Nothelle u shpreh se "turbulencat politike zgjidhen me dialog dhe pa dhunë". Ruçi u shpreh se Kuvendi do të jetë një mbështetje e fuqishme për Presidencën e OSBE.
Nga ana e tij, Nothelle u shpreh se Shqipëria është një vend i vogël, por një lidership i madh në OSBE.





