Filmi “Shok”, që tregon historinë e dy fëmijëve kosovarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, nuk arriti të merrte trofeun si “filmi më i mirë me metrazh të shkurtër” në OSCAR-s.
“Shok”, një prodhim mes kinematografisë së Kosovës dhe Britanisë, një film nga Jamie Donoughue, ishte në garë me filmin e Eric Dupont dhe Basil Khailil “Ave Maria”, “Day One” me regji të Henry Hughes, “Everything Will Be Okay”, nga Patrick Vollrath dhe “Stutterer” nga Benjamin Cleary dhe Serena Armitage.
Mediat ndërkombëtare dhe shumë kritika shkruanin se “Ave Maria” ishte konkurrenti më i fortë favorit i filmit “Shok”, por asnjëri prej tyre nuk fituan. Kjo kategori u rrëmbye nga Benjamin Cleary dhe Serena Armitage me filmin “Stutterer”.