Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars do të zhvillohet pa një prezantues/e.

Karey Burke, presidente e rrjetit televiziv ABC, që transmeton Oscars, sipas CNN, u shpreh në një deklaratë se është marrë vendimi për të përsëritur “atë që funksionoi vitin e kaluar”.

Ceremonia e 2019-s ishte e para që zhvillohej pa një prezantues, që prej vitit 1989. Pavarësisht polemikave dhe dyshimit se eventi prestigjioz mund të dështonte si pasojë e mungesës së prezantuesit/es, ceremonia u vlerësua si një eksperiment i suksesshëm. Sipas të dhënave, audienca u rrit me 12% nga ajo e vitit 2018, që shënoi audiencën më të ulët në historinë e çmimeve Oscars.

Në vitin 1989, producenti Allan Car dhe regjisori Jeff Margolis zëvendësuan monologun hapës me një numër muzikor 11 minutësh që përfshiu një duet midis aktorit Rob Lowe dhe Eileen Bowman, i veshur si Borëbardha. Shfaqja u prit tmerrësisht keq nga kritikët.

Megjithatë mungesa e prezantuesit rezultoi e suksesshme për ceremoninë e 2019-s.

Oscars do të transmetohen në ABC më 9 shkurt (10 shkurt, ora 12:30 pas mesnatës me orën tonë lokale).