Kastriot Ismailaj, administratori i kompanisë DIA do t’i paguajë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë një shumë prej 9.5 milionë eurosh dëmshpërblim.
Vendimi u mor këtë të enjte nga Gjykata e Tiranës, e cila pranoi kërkesën e OSHEE-së, që kishte ngritur padi ndaj tij, për dëmin e shkaktuar kësaj kompanie me anë të mashtrimit të mbledhjes së detyrimeve të qytetarëve.
Kastriot Ismailaj akuzohet nga prokuroria për mashtrim me pasoja të rënda, me mbledhjen e borxheve të akumuluara prej vitesh ndaj kompanisë CEZ nga biznese dhe familjare të ndryshëm.
Sipas hetimeve, mbledhja e tyre ishte fiktive dhe nga buxheti i shtetit janë marrë nga kompania DIA e Ismaliajt 5 milionë dollarë.





