3 shtator 2015 –  Në Tiranë e Durrës Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka nisur të financojë investimet e veta sapo gjendja e tij financiare u përmirësua me arkëtimet e faturave të vjetra, njofton “Zëri i Amerikës”, duke iu referuar një interviste të administratorit të kompanisë, Ardian Çela. Ai tha se zona Tiranë-Durrës ka konsumin dhe humbjet më të mëdha, por kompania po investon në të gjithë territorin, sipas një plani rimëkëmbjeje, të hartuar me Bankën Botërore.

Lidhur me gjeografinë e dëmtimeve, zonat ku rrjeti është më i vjetër dhe ku po investohet më shumë, Çela se gjeografia është gjithëpërfshirëse. Po të merret lista e investimeve që po kryen OSHEE-ja, ajo është nga Shkodra deri në Sarandë, nga Durrësi deri në Korçë. Në zonat më problematike është investuar më shumë. Pjesa e luanit në këto investime është përqendruar në zonën e Tiranës sepse kjo përfaqëson 37 për qind të konsumit dhe 37-40 për qind të humbjeve të energjisë në rang republike. Pastaj është zona e Durrësit që është rreth 14 për qind. Pastaj është pjesa Shkodër-Fier-Vlorë, dhe i gjithë ky aks që përmendëm është rreth 70 për qind e konsumit dhe e humbjeve në rang vendi.

/th. m. portali DurresLajm/