Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE ka raguar pas protestës së sotme në Povelcë të Fierit, e mbështetur edhe nga dega e PD-së në këtë qytet.
Në një reagim per mediat, OSHEE sqaron se zyrtarisht në drejtorinë rajonale të OSHEE Fier nuk ka asnjë ankesë për mbifaturim.
“Në bazë të projektit të BB në qarkun e Fierit sikurse dhe në disa qarqe të vendit po instalohen matësit e rinj elektronikë. Në Fier janë përllogaritur 6 mijë matësa, ndërsa në Povelcë rreth 100.
Aktualisht janë vendosur rreth 4 mijë matësa në këtë qark.
Banorëve u është thënë se nuk do të ketë më matësa induktivë ndaj faturimi për periudhën e vendosjes së matësit do të jetë faturë referuese, e cila në muajt në vazhdim do të sistemohet nëse u është vendosur më shumë sesa kanë konsumuar realisht.
Zyrtarisht në drejtorinë rajonale të OSHEE Fier nuk ka asnjë ankesë për mbifaturim”.





