Gjatë kontrolleve të punonjësve të OSHEE-së në Durrës janë konstatuar 3 banesa gjatë 24 orëve të fundit, që kishin lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Për të tria rastet, policia bën me dije se ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit që u kapën me vjedhe energjie në bazë të nenit 137 të Kodit Penal.
Rastet në procedim:
Më datë 01.11.2018, u referuan materialet për:
K.H., vjeç 46, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, në banesë nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
F.A., vjeç 60, banues në fshatin Arapaj, pasi në banesë nga punonjësit e OSHEE-s, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Sh.F., vjeç 31, banues në Durrës, pasi në banesë nga punonjësit e OSHEE-s, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.





