Zona e plazhit dhe një pjesë e mirë e qytetit të Durrësit kanë mbetur pa energji elektrike për rreth 5 orë me rradhë.
Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kjo situatë është shkaktuar nga pakujdesia e një firme private, e cila ka dëmtuar linjat elektrike.
OSHEE bën të ditur se grupet e punës kanë punuar për të rikthyer normalitetin e furnizimit me energji për të gjitha zonat e prekura nga ky difekt.
Ndërkohë OSHEE njofton se do të marrë të gjitha masat ligjore ndaj firmës private që dëmtoi linjat elektrike në Durrës.
Ndërprerja e energjisë elektrike për një kohë kaq të gjatë nuk është aspak një prezantim i mirë para mijëra pushuesve dhe turistëve të huaj që ndodhen në Durrës këto ditë të pikut të sezonit turistik.





