OSHEE ka bërë me dije ditën e sotme se në datat 4 dhe 5 shtator në disa zona të Tiranë do të ndërpritet pjesërisht energjia elektrike.

Bëhet fjalë për rrugën “Teodor Keko”; Bulevardi “Zogu I”; Bërxullë, Muçaj dhe zona pranë Doganës së Tiranës; zona pranë fakultetit ekonomik.

OSHEE ndër të tjera në njoftimin në rrjetet sociale bën me dije se kjo ndërprerje e energjisë vjen për shkak të investimit për mirëmbajtjen e kabinave.

Njoftim për abonentët Tiranë

Stakim, 4-5 shtator

Në kuadër të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datat 4-5 shtator do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

4 shtator

09:00-17:00

Pjesërisht: Rruga “Teodor Keko”

09:00-16:00

Pjesërisht: Bulevardi “Zogu I”

13:00-17:00

Pjesërisht: Bërxullë, Muçaj dhe zona pranë Doganës së Tiranës

5 shtator

09:00-16:00

Pjesërisht: zona pranë fakultetit ekonomik