OSHEE njofton se për shkak të remontit që do të kryhet në dy fidera të nënstacionit elektrik të Shkozetit në datat 1 dhe 2 shkurt do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në Durrës dhe Shijak.

Njoftimi i OSHEE:

OSHEE (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike) njofton se, për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit, bazuar në grafikun e hartuar nga drejtoria rajonale Durrës, në datat 1 dhe 2 shkurt 2018 do të kryhet remont në linjën 6 kV të fiderit F24 dhe f26 në N/stacionin Shkozet 110/35/20/6kV.
Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 09:00-13:00

Në datën 1 shkurt pa energji do të jenë këto zona në Durrës: 
zona Fllakë-Shijak, Rrashbull, Rr. “Ibrahim Kodra”.

Në datën 2 shkurt, pa energji do të jenë: 
zona e ish- Kënetës, Rr. e Dibrës, Xhafzotaj.