OSHEE ka njoftuar qytetarët se ditën e nesërme në disa zona në kryeqytet do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve për mirëmbajtje e kabinave.

Energjia elektrike do të stakohet në këto zona: pjesërisht: Rruga “Niko Avrami” , rruga “Myslym Keta”, rruga “Aleksandër Moisiu”

Njoftim për abonentët #Tiranë:

Stakim, 26 qershor

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 26 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tirane:

Pjesërisht: Rruga “Niko Avrami” , rruga “Myslym Keta”, rruga “Aleksandër Moisiu”