OSHEE ka njoftuar se sot paradite do të stakojë energjinë elektrike për tri orë në disa zona të Tiranës, nga ora 10:00 deri në 13:00.

Zonat ku do të ndërpritet energjia janë:

Bërxullë, Domje, Bathore, Ujësjellësi në Kamëz, Qerek, Tapizë, Pompat në Tapizë, Breg Lumi, Reparti Ushtarak, Laknasi pjesërisht, Pompat e Antibiotikut, Privat/Alumin, Everest, Laknas, Frutikultura, Bregu Lumit, Çekreze, Kasale, Parafabrikatet Kamez, Valias.

Ndërprerja do të bëhet për shkak të punimeve që do të kryhen më 25 korrik në çelësin 35 kV të nst Mëzez për eliminimin e rrjedhjes së gazit.