OSHEE ka njoftuar qytetarët e Tiranës se ditën e nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë në disa zona të kryeqytetit, për shkak të punimeve që po kryhen në disa kabina elektrike.

OSHEE ka specifikuar oraret dhe zonat ku do ndërpritet energjia.

Njoftimi i OSHEE-së:

Stakim i datës 7 gusht

Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datën 7 gusht do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

09:00- 09:30

rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Gjon Buzuku”

10:00 -10:30

rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Memo Meto”

11:00- 11:30

rruga “5 Maji”

12:00 -12:30

rruga “Ferit Xhajko”, rruga e Dibrës

09:00 deri 15:00

Zona midis rrugës “Fortuzi” dhe rrugës “Maliq Muço”, zona midis rrugës |Vëllezërit Manastirli” dhe rrugës “Muhamet Gjollesha”.