Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se më datë 17 qershor do të ketë stakim të energjisë elektrike në disa zona në Shijak.

Shkak për këtë stakim bëhen punimet që po kryhen nga OST për mirëmbajtjen e linjës 110kV Rrashbull – Sallmone (Sukth).

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në harkun kohor; 09:00-13:00.

NJOFTIMI I PLOTË

Njoftim i OST për abonentët #Shijak

Stakim, 17 qershor

Në kuadër të investimit që po kryhet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, OST, për mirëmbajtjen e linjës 110kV Rrashbull – Sallmone (Sukth), në datën 17 qershor gjatë intervalit kohor 09:00- 13:30, do të stakohet energjia në këto zona në Shijak:

Shijak, Breg Lumi, Ferme Sukth, (Lagjia e Stallave), Biznese gjate autostrades,

4 Rruget, Maminas – Shijak, Maminasi, Sallmone, Gjiri i Lalzit, Kompleksi Lura, Shënavlash