Chelsea po përjeton sezonin më të vështirë në vitet e fundit, jashtë Evrope dhe jashtë çdo objektivi sezonal, por ky fakt nuk e pengon bosin e bluve të hap sërish “thesin” në merkaton e verës.

Sipas Daily Mail, blutë e kanë seriozisht për Victor Osimhen, por sigurisht 150 milionë euro janë shumë, duke pasur parasysh edhe shifrat e çmendura që u investuan këtë vit, mbi 600 milionë euro.

Osimhen

Për të ulur kostot e këtij operacioni, drejtuesit e Chelsea po kërkojnë të fusin në tratativa kartonin e Christian Pulisic. Së fundmi nga gara për të siguruar shërbimet e Osimhen është tërhequr Bayern Munich.