Dy persona nga Tirana janë arrestuar nën akuzën e kontrabandës dhe fshehjes së të ardhurave.
Në kuadër të operacionit “Oskar”, u vunë në pranga Bledar Ceka, 37 vjeç dhe Hasim Ceka, 64 vjeç.
Më datë 15.06.2016, Seksioni për Krimin Ekonomik – Financiar në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë, bënë të mundur faktimin dhe vënien përpara përgjegjësisë për të dy këta persona.
Policia bën të ditur se dyshoheshin se ata mbanin në banesë mallra kontrabandë. Gjatë kontrollit të banesës së tyre ditën e djeshme, u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
-300 steka cigareje të llojeve të ndryshme.
-Solucion për larje automjetesh i ambalazhuar në bidonë 5 litra, 30 litra dhe në fuçi 200 litra.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Tregtimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.





