Kompozitori i njohur Osman Mula ka mbajtur qëndrim mjaft kritik për brezin e ri të kompozitorëve dhe këngëtarëve.
“Po e dëgjoja një ditë me bashkëshorten në shtëpi tek hanim drekë. Sa vajti ime shoqe pranë frigoriferit, ai u prish, nuk hapej dera… Sapo kënga mbaroi, gjithçka u rregullua, dera u hap. E kuptoni çfarë efekti kanë tekste të tilla?”- tha kompozitori , referuar hitit të verës së shkuar nga Getoari dhe Majku.
I ftuar në një emision në Top Channel, Mula shprehet se do të ishte më mirë të vinte koha e kasetave dhe magnetofonave, pasi artisti vlerësohej për zërin dhe jo për paraqitjen.
Çfarë kompozitori e shikon si problemin më të madh të ditëve të sotme në muzikë, janë tekstet. Mula tha se këtyre këngëtarëve, që sot fitojnë 5000 euro në natë, as 50 lekë nuk u jep!